Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar pezullimin e pacaktuar për Dialogn e tyre Strategjik në Kosovë për shkak të veprimeve të kryeministrit Kurti.
“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me këtë ka reaguar reperi i njohur kosovar, Mozzik.
Reperi përmes një story në Instagram, ka ndarë njoftimin e Ambasada Amerikane në Kosovë me një emoji të “shqetësuar”.