ShBA’të po synojnë ta detyrojnë Serbinë të mos kundërshtojë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, duke imponuar Beogradin që të njohë indirekt pavarësinë e Kosovës. Në këtë mënyrë, pesë anëtarët e BE’së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës do të heqin dorë nga vazhdimi i kësaj politike, shkruajnë mediat greke.
“Greekcitytimes”, ka cituar ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, i cili ka thënë se Greqia, Qiproja, Spanja, Rumania dhe Sllovakia do të ndryshojnë pozicionin e tyre mbi pavarësinë e Kosovës nëse marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës përmirësohen.