Shembull frymëzues nga Deçani: Fëmijët e vegjël ndihmojnë në mbjelljen e kopshtit

Një pamje e bukur dhe frymëzuese vjen nga fshati Poberxhë në komunën e Deçanit, ku disa fëmijë të vegjël janë parë duke ndihmuar prindërit e tyre në mbjelljen e kopshtit. Fëmijët e Faton Tolajt, të përfshirë aktivisht në punët bujqësore, janë bërë shembull për shumë të tjerë me përkushtimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar familjen.

Ky veprim është vlerësuar nga komuniteti si një mënyrë e shkëlqyer për të edukuar të rinjtë që në fëmijëri për rëndësinë e punës, përgjegjësisë dhe angazhimit në jetën familjare. Njëkohësisht, kjo i ndihmon fëmijët të kalojnë më pak kohë përballë ekraneve të telefonave apo televizorit, duke qenë më afër natyrës dhe aktiviteteve të dobishme.

“Zoti i ruajt dhe i rritë me shëndet e familje,” thuhet në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, që ka marrë shumë reagime pozitive.

Ky shembull duhet ndjekur nga të gjithë, sepse përmes angazhimit të fëmijëve në jetën e përditshme, ndërtojmë një brez më të ndërgjegjshëm, më punëtor dhe më të lidhur me vlerat e familjes dhe natyrës.

Related Posts