Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës vlerëson aktin e ndershmërisë së qytetarit
Prishtinë 15 mars 2025 – Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, shprehë mirënjohje dhe falënderon qytetarin që gjeti dhe ktheu në polici një portofol me dokumente personale dhe para të gatshme i cili paradite ishte paraqitur si i humbur në stacionin policor në Fushë Kosovë.
Ne e përgëzojmë qytetarin për këtë akt ndershmërie dhe integriteti, i cili përforcon ndjenjën e fortë të komunitetit si dhe inkurajojmë të tjerët që të ndjekin këtë shembull të vullnetit të mirë.