Mediat ukrainase raportojnë se një anëtar i delegacionit të këtij vendi që u takua me anëtarët e delegacionit rus, është qëlluar për vdekje nga zyrtarë të Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë.
Gjithçka ndodhi derisa po tentonin ta arrestonin. Bëhet fjalë për të dyshuarin Denys Kirieiev, ish-kreun e Oschadbank.
Organet ukrainase të sigurisë pretendojnë se “kanë prova të forta”, se Kirieiev po u jepte informacione rusëve.
E kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, ka njoftuar sot se Rusia është e gatshme për raundin e tretë të bisedimeve me Ukrainën.