‘Sherim’ propagandistik i izolimit: Këshilltari i Kurtit nxjerr letrën falënderuese të Prattipatit për darkën e Ditës së Falenderimeve

Në një tentim për ‘sherim’ propagandistik nga realiteti i marrëdhënieve të tensionuara, në dritën e pezullimit të Dialogut Strategjik që SHBA-ja e mori së fundi si masë ndëshkuese, pikërisht nga veprimet e qeverisë Kurti, këshilltari i Albin Kurtit, Jeton Zulfaj, shpërndau në Facebook një letër falënderimi nga e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

“’Në Zyrën e Kryeministrit, patëm kënaqësinë të pranonim një letër falënderimi nga e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, për drekën që Kryeministri e organizoi për stafin e Ambasadës Amerikane, me rastin e festës tradicionale të “Thanksgiving”.” – shkroi Zulfaj.

Zyra e Kurtit vendosi dëshpërimisht që promovojë me pompozitet një letër protokolli diplomatik si të rëndësisë aq të lartë sa për t’u shpërndarë në rrjetet sociale.

“Ky gjest i ngrohtë është shenjë e lidhjes së veçantë dhe të përhershme midis qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhje që forcohet nga vlerat e përbashkëta dhe respekti i ndërsjellë për traditat tona.” – shkroi Zulfaj më tej.

Related Posts