Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra Avokatja Shtetërore. Ai ka treguar se ky vendim është marrë nga Komisioni i Ministrisë së Drejtësisë.

Me këtë vendim u shkarkua nga Shërbimi Civil, Avokatja Shtetërore Ilire Aydogan.

Sallahu ka thënë se ajo ka dëmtuar institucionet publike në vazhdimësi duke kryer veprime të paautorizuara.

Zëvendësministri ka renditur disa nga “shkeljet” e avokates, derisa ka përmendur se ajo ka lidhur një ujdi në vlerë presj 505 mijë eurosh “pa e njoftuar Avokaturën Shtetërore dhe Departamentin e shpronësimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit”.

“Sapo pranuam Vendimin e Komisionit Disiplinor “Gjatë ushtrimit të funksionit të saj, Avokatja Shtetërore:  Ka lidhur ujdi për lëndë pa autorizimin dhe njoftimin e personave përgjegjës; Ka lidhur ujdi për lëndë të avokatëve të tjerë shtetërorë pa i njoftuar as avokatët e as palët; Nuk ka bërë analiza paraprake për ujditë gjyqësore; Ka lidhur ujdi në vlerë prej 505.000,00 eurosh pa e njoftuar Avokaturën Shtetërore dhe Departamentin e shpronësimit, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit; Ka mbrojtur në Gjykatë, Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) në një rast, në të cilin Gjykata Themelore ka marrë Vendim që ka prodhuar obligime financiare për SHKK, Avokatja në fjalë nuk e ka njoftuar fare institucionin dhe lënda ka përfunduar në përmbarim.  Ka pranuar Vendimin për një rast në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), për të njëjtin nuk e ka njoftuar MPB-në dhe as nuk ka ushtruar ankesë, duke i krijuar MPB-së obligim financiar prej rreth 7 mijë eurosh.  Nuk ka raportuar tek udhëheqësi”, ka shkruar Sallahu.

Ai ka thënë se veprime të tilla minojnë dhe cenojnë interesin publik dhe janë të papranueshme.

“E përshëndes Vendimin e Komisionit dhe pres që raste të tilla të jenë mësim për ata që Institucionin publik të vendit tonë e shohin si mundësi për zhvatje e krijimin e përfitimeve të paligjshme vetjake a të palëve të tjera. Pandëshkueshmëria ka qenë sëmundja më e përhapur në institucionet publike për shkak të ish pushtetarëve. Nuk duhet e nuk do të jetë më.”

https://www.facebook.com/blerim.sallahu/posts/10226820940682686?ref=embed_post

Related Posts