29 persona të tjerë i janë shtuar totalit në 24 orët e fundit, përfshirë tre që “i janë nënshtruar plagëve të marra” dhe 22, mbetjet e të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat, shkruan BBC.
Ministria thotë se katër persona të tjerë u vranë në 24 orët e fundit.
Ndryshe, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ende kontrollojnë afërsisht 53% të Rripit të Gazës dhe kanë deklaruar se do të vazhdojnë të veprojnë për të mbrojtur trupat e tyre në terren.