Ka ndërruar jetë ditën e sotme (e enjte) regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.
Ajo vdiq në moshën 49-vjeçare, ndërsa ka lënë pas një veprimtari të bujshme artistike.
Për vdekjen e saj së fundmi një reagim e ka bërë edhe vëllai i saj, aktori e producenti, Shkumbin Istrefi.
“Ike shumë herët, motër. Pusho në paqe”, tha ai.
Vjosa përndryshe prej më shumë se një vit ka qenë e diagnostikuar me kancer në vezore.
Ajo ndërroi jetë në Londër, ndërkohë që po vazhdon trajtimin.