Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se së shpejti fillon fushata e partive politike
Ai përmes një postimi në Facebook tha se kushdo që në fushatë flasin për Vetting, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mos i besoni.
“Shpejtë fillon edhe fushata e partive politike. Kushdo që e dëgjon ne këtë fushate LDK, AAK dhe NISMA që flasin për Vetting, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, çkapjen e shtetit, kuptoni se po ju RREJNË. Mos iu BESONI”, ka thënë Miftaraj.
Vendi pritet të shkojë në zgjedhje pasi Qeveria Hoti ka rënë pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për mosvlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.