Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se nëse është i vërtetë, lajmi për zgjedhje është i mirë.
E kjo sipas tij pasi që qytetarët janë lodhë, dhe pandemia po e shtyen atë të besojë se zgjedhjet janë opsion i mirë.
Ai thotë se nuk po e vlerëson aftësinë e Qeverisë por situata është e paqëndrueshme e ka krizë.
Ahmeti shpreson që Kuvendi ta kalojë buxhetin ose autorizimet për dy muaj për buxhetin 2021.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje ëahtë lajm i mirë. E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie por është pikërisht kjo e fundit që më shtyen të besoj se zgjedhjet janë opcion i mirë.
Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie – thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme. Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim.
Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku auzorizimet për dy muaj për buxhetin 2021. Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe!