Në një ndërtesë në lagjen “Pejton” në Prishtinë, po raportohet se kanë shpërthyer bateri.

 

Janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, derisa banorët thuhet se kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre, pasi  korridoret e ndërtesës u mbushën me tym, sipas IndeksOnline.

Banorët thonë se bateritë ishin vendosur nga një kompani sigurimesh për të siguruar furnizim me energji elektrike për kompjuterët dhe pajisjet e ruajtjes së të dhënave të klientëve në rast të ndërprerjeve të rrymës.

 

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat e incidentit.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të shpërthimit, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për pastrimin e ambientit dhe evitimin e rreziqeve të tjera.

Related Posts