Ujku, ujku por çakalli bën kërdinë thotë populli. Nëse gjithë vëmendja është përqëndruar te reality show “Big Brother Vip”, një tjetër reality show po gjen “mënyrat e duhura” për të marrë vëmendjen e publikut.
Debat i ashpër mes Alketa Vejsiut dhe Robert Alia i cili është opinionist në “Love story.” Roberti e ka kapur me vajzat që bëjnë ndërhyrje në moshë relativisht të hershme.
Ai thotë: “Djemtë shqiptarë duhet të kuptojnë të largohen nga femrat që i bëjnë buzët si puçër, si hemorroide. Në atë moshë një femër që kërkon të bëjë këto deformime…ne bëjmë modele dhe nuk u tregojmë njerëzve të varfër që ti je e shëmtuar se nuk ke lek të bësh dot buzët.”
Vajzat e emisionit njëzëri i kërkuan llogari Alketës, ato ishin të prekura “çfarë janë këto muhabete,” edhe vet Alketa iu kundërvu Robertit por ky i fundit nuk u tërhoq nga mendimi i tij.
Pastaj vajzat e “Love Story” u çuan të gjitha dhe ikën nga studio në formë proteste. Alketa e quajti si një akt demokracie dhe i tha Robertit që t’i kthente mbrapsht vajzat pasi i kishte ofenduar. “Po çfarë lidhje ka kjo me demokracinë,” ia ktheu Robert Aliaj./tvklan