Tre persona, përfshirë dy oficerë policie, janë vrarë në një shpërthim në Moskë.

Kështu deklaruan autoritetet ruse, shkruan BBC-si.

“Dy oficerë të policisë rrugore panë një “person të dyshimtë” pranë një makine policie në rrugën “Yeletskaya” të qytetit dhe, kur iu afruan të dyshuarit për ta ndaluar, u shpërtheu një pajisje shpërthyese”, tha komiteti hetues i Rusisë.

Dy oficerët e policisë vdiqën nga plagët e marra, së bashku me një qytetar rasti që ndodhej aty pranë.

Sulmi vjen dy ditë pasi një gjeneral i lartë rus u vra në një shpërthim me makinë-bombë, po në Moskë.

Gjenerallejtënant Fanil Sarvarov vdiq pasi një pajisje shpërthyese, e cila ishte vendosur nën një makinë, shpërtheu.

Zëdhënësja e komitetit hetimor, Svetlana Petrenko, tha në një deklaratë në Telegram se një çështje penale po hetohej në Moskë “lidhur me një përpjekje për të vrarë oficerët e policisë së trafikut”.

Related Posts