Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku si pasojë e një shpërthimi në hyrjen e një banese atje ka vdekur një 67-vjeçar.
Fillimisht, dyshohej se Hysni Imeraj, ka vdekur si pasojë e shpërthimit të tritolit, por kjo pistë duket se tashmë ka rënë.
Siç raporton Top-Channel, Policia njoftoi se lexuesi i OSHEE ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të boksit të matëseve në pallat, transmeton Rilindjashqiptare.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mbetje tritoli, dhe se viktima ka djegie në trup, çka tregon se nuk e ka humbur jetën nga lëndë eksplozive, pasi ato nuk shkaktojnë zjarr.























