Një zjarr i madh ka përfshirë katin e sipërm të një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim e sipër në Berlin, vetëm 250 metra larg selisë së partisë Union Kristian Demokrat (CDU), duke shkaktuar shqetësim dhe panik në zonë.

Sipas raportimeve të agjencisë Anadolu, mbi 100 zjarrfikës u angazhuan menjëherë për të përballuar flakët në ndërtesën që ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Kurfürsten” me rrugën “Schill”. Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, u dëgjuan tri shpërthime të fuqishme, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga cilindrat e gazit të përdorur gjatë punimeve ndërtimore.

Si pasojë, autoritetet mbyllën rrugët përreth duke krijuar bllokime të mëdha në trafik, ndërkohë që hetimet për shkaqet e zjarrit janë ende në vijim. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka të lënduar apo viktima.

Related Posts