Në një letër dërguar Harvardit, administrata akuzoi universitetin për indiferencë të qëllimshme ndaj shqetësimeve të studentëve hebrenj që ndiheshin të kërcënuar në kampua, shkruan BBC.
Ky veprim është i fundit në një seri betejash ligjore dhe financiare midis Harvardit dhe Shtëpisë së Bardhë – rreziqet e të cilave janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike gjatë muajve të fundit.
Letra – e parë nga BBC – thotë se “dështimi për të zbatuar ndryshime të përshtatshme menjëherë do të rezultojë në humbjen e të gjitha burimeve financiare federale” për Harvardin.