Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka qenë mysafire në Frontal në një rrëfim ndryshe siç jeni mësuar të shihni.
Ajo ka folur për mënyrën se si është festuar dikur Viti i Ri por edhe mungesat që i ka pasur në familje për shkak të angazhimeve në ditën e festave.
Ajo po ashtu ka treguar për vështirësitë që ka pasur ajo dhe kolegët e saj në kohën e ish Jugosllavisë.
Madje, Behluli ka treguar se është dënuar me burg për këngët për Kosovën që i kishte kënduar.
“Shumë na kanë pengu, derisa na kanë dënu me burg. Për shkak se përmbajtja e këngëve nuk ka qenë e përshtatshme për regjimin e asaj kohe. Na kanë denu në Maqedoni pse keni këndu këngë nacionaliste për Bajram Currin, Mic Sokolin…. Kem qenë një grup kënëgëtareësh, nuk kam qenë vetëm unë”, ka thënë Behluli.
Por ka qenë një fat që ajo nuk e ka vvuajtur burgun ndonëse kishte shkuar deri të objekti i burgut.
“Nuk kam vujtë, sepse fati që kam qenë shtatzëne. Kam shku deri të dera e burgut në Mitrovicë, por për fat isha shtatzanë e u desht me shku në spital me ata deri në spital”, ka thënë Behluli në Frontal.