Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Gerta Gixhari, ka folur së fundmi për raportin që ka me fituesin e këtij edicioni, Besart Kelmendin – i njohur si Gesti. Në një intervistë, ajo tregoi se ka qenë ndër të parat që e ka uruar për projektin e tij më të ri muzikor.

“I kam dërguar mesazh për ta uruar për këngën ‘Veshu, ndreqhu’. Më pëlqen shumë, është një këngë e bukur”, tha Gixhari.

Ajo theksoi se ka qenë gjithmonë mbështetëse e artit të Gjestit, qysh nga koha kur ishin bashkë në shtëpinë e “Big Brother”.

“Unë e kam shprehur pëlqimin për artin e Gjestit, ia kam thënë edhe gjatë kohës që ishim brenda. Të paktën dy nga këngët e tij janë shumë të bukura dhe më japin kënaqësi kur i dëgjoj.”

Gerta e cilësoi raportin me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpi si të këndshëm, ndonëse nuk munguan përplasjet. Në të njëjtën kohë, edhe Gesti është shprehur pozitivisht për Gixharin, duke e cilësuar si një lojtare të drejtë dhe të sinqertë.

Në fund, Gerta ndau një reflektim mbi përvojën në reality show, duke theksuar se ajo çfarë përjetohet brenda është ndryshe nga ajo që shihet nga jashtë.

“Presioni i kamerave ishte shumë i madh dhe përjetimi brenda nuk është ashtu siç shihet nga publiku jashtë”, tha ajo.

Related Posts