Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i shtrënguan duart në rreshtimin e kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për nder të Epopesë së UÇK-së.
Presidentja shkoi e fundit në këtë aktivitet dhe i përshëndeti secilin në rreshtin e parë, përfshirë kryeministrin.
Përshëndetja mes tyre ishte e ftohtë, si asnjëherë më parë në pesë vitet e fundit. Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është shënuar 28-vjetori i Epopesë së UÇK-së.
Aty u bë rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, e të pranishëm edhe krerët e institucioneve dhe Rifat Jashari.





















