Mbase jeni “të dashuruar marrëzisht”, mirëpo mos harroni që nuk është secili çift kompatibil në seks
Nuk është dukuri e rrallë që ndokush t’ju pëlqejë, keni tema të përbashkëta dhe thjesht mendoni që keni gjetur gjysmën tjetër tuaj, mirëpo atëherë ndodh fiasko dhe debakël i vërtetë kur ndodh bashkimi i parë intim.
Kjo mund të jetë shumë dekurajuese,
Atëherë lidhjen e vazhdoni me më pak entuziazëm, sepse ju ka “blerë” me gjëra të tjera, ndërsa me shpresën që situata me seksin me kalimin e kohës do të përmirësohet.
Ndonjëherë nuk ndodh kështu. Megjithatë, ekzistojnë disa imtësi të cilat paralajmërojnë shumë mirë që vajza është e mirë në krevat.
Si ha?
Mjafton të shohim nëse kënaqet me ushqimin apo ha rastësisht, vetëm për të përmbushur nevojën e saj. Mënyra se si ajo konsumon ushqim flet në favor të asaj se sa kënaqet ta shijojë atë, dhe kjo lidhet ngushtë me qëndrimin e saj ndaj gjithçkaje.
Përzgjedhja e ushqimit
Nëse nuk është e vendosur rreth asaj se çfarë do të zgjedhë nga menyja, e tillë është edhe në gjërat e tjera.
Zgjedhja e vendosur flet në favor të asaj që di çka do, dëshiron të mos presë iniciativën dhe sugjerimi juaj nuk i është i nevojshëm.
Ëmbëlsirat
Nëse vendos për desertë çokollate apo për ato nga kafja, jini pothuajse të sigurt që keni punë me një femër të zjarrtë. Vaniljen e zgjedhim femrat emocionale, ndërkaq pemët ato të cilat i duan aventurat dhe janë të prira për flirt.
Vallëzimi
Nëse keni rastin ta shihni se si vallëzon, koordinimi i lëvizjeve të saj do të thonë shumë për atë se çfarë do të jetë në krevat. Jo shumë, kjo do të tregojë çdo gjë!
Dhe në fund – puthja
Nëse puth me devocion dhe me pasion, duke mbështetur gjoksin e saj në gjoksin tuaj, ju keni fituar bingo. Edhe nëse lëshoni një frymë kënaqësie, seksi i mirë ju është i garantuar.