Aromat e këqija janë ndër gjërat më të pakëndshme në shtëpi, sidomos kur vijnë nga frigoriferi — sepse mund të ndikojnë edhe në shijen e ushqimit. Edhe pse shpesh harrohet gjatë pastrimit, frigoriferi kërkon kujdes të veçantë për të ruajtur higjienën dhe freskinë e ushqimeve.

Një pastruese profesionale nga Zapatas Cleaning Services, Kellsie, ka ndarë disa mënyra të thjeshta për të larguar aromat e padëshiruara — dhe një prej tyre përdor një përbërës që gjendet në çdo kuzhinë: ekstraktin e vaniljes.

“Si pastruese profesioniste, këto janë katër truket që i përdor gjithmonë për aromat e këqija në shtëpi. Janë shumë më efektive se qirinjtë apo spërkatësit dhe mund t’i provoni menjëherë,” – tha ajo.

Sipas Kellsie, nëse heqja e ushqimeve të prishura nuk mjafton, duhet bërë një pastrim i thellë:

  • Nxirrni raftet dhe sirtarët;
  • Lajini dhe fshijini mirë;
  • Spërkatni sipërfaqet me një përzierje prej 2 lugësh gjelle vanilje dhe gjysmë gote uji, pastaj fshijini me letër kuzhine ose leckë mikrofibre, pa i shpëlarë.

“Vanilja vazhdon të neutralizojë aromat edhe pas pastrimit, duke e lënë frigoriferin me erë të freskët,” – shpjegon ajo.

Ekspertët e Nielsen-Massey paralajmërojnë që ekstrakti i vaniljes duhet përdorur me kujdes, pasi është menduar për gatim. Për aromë më të fortë, mund të hidhni disa pika direkt në sfungjer.

Nëse preferoni alternativa natyrale, ekspertët e Delish sugjerojnë përdorimin e limonit, sodës së bukës dhe kripës.

“Hapni një kuti sode buke dhe vendoseni në frigorifer. Nëse nuk thith aromat, prisni një limon, spërkateni me sodë buke dhe kripë, dhe vendoseni në një pjatë brenda frigoriferit. Kjo zakonisht funksionon,” – shpjegojnë ata.

Soda e bukës neutralizon aromat sepse është bazike dhe reagon me aromat acide, ndërsa limoni, falë acidit citrik, ndihmon në pastrimin dhe dezinfektimin natyral të sipërfaqeve.

Rezultati? Një frigorifer i pastër, pa aroma të këqija dhe me një aromë të këndshme vaniljeje.

Related Posts