Kur bëhet fjalë për kënaqësi seksuale, ajo e grave shpesh lihet jashtë edukimit dhe jo pak herë, ndodh të lihet edhe jashtë seksit të përditshëm.
Për ta ndryshuar këtë, redaktori i marrëdhënieve dhe seksit nga Bustle, Iman Hariri-Kia, bisedoi me trajneren e jetës, seksit dhe dashurisë me Shelby Shells.
Nga t’ja filloni?
“Më pëlqen shumë dhe do doja që ta bënim më të mirë lidhjen tonë”, është një mënyrë e mirë për të filluar. Bisedat e hapura dhe të sinqerta (jo leksionet), janë thelbësore në një marrëdhënie, për seksin dhe jo vetëm.
Të dy jeni të interesuar. Po tani?
Tani që të dy e dini çfarë doni të arrini, është koha të sinkronizoni trupat. Provoni një kontakt intim me sy për të paktën 3 minuta ose harmonizoni frymëmarrjet tuaja. E para duket më pak e komplikuar.
Në rregull, por, a nuk po flisnim për seksin?
Pasi jeni lidhur emocionalisht dhe fizikisht, merrni kohën tuaj për të eksploruar trupat e njëri-tjetrit në të njëjtën kohë ose jo. Ndoshta ju i dedikoni një natë trupit të tij dhe ai bën të njëjtën gjë për ju, natën tjetër. Vazhdoni ngadalë dhe lejojini vetes kënaqësi të tjera përveç orgazmës.
Kaq ishte?
Mos harroni se njerëzit dhe trupat e tyre ndryshojnë vazhdimisht. Është e rëndësishme të vazhdoni të komunikoni për atë që dëshironi, si edhe të pyesni, nëse e ndjeni se ai/ajo do t’ju thotë diçka.