Benjamin Sesko u lëndua sot gjatë ndeshjes mes Tottenham Hotspur dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për javën e 11-të në Premier League.

Sulmuesi i “Djajve të Kuq” tani është në dyshim edhe për ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren e Sllovenisë.

Por, deri tani situata është pozitive për sllovenin – pasi testet e para kanë dalë mirë dhe lojtari pritet t’i bashkohet grupit të Kombëtares së Sllovenisë.

“Është gjuri, nuk i dihet kurrë”, u shpreh Sesko pas lëndimit.

Kujtojmë që Sllovenia e pret Kosovën, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Related Posts