Cristiano Ronaldo mori pjesë në programin e gazetarit britanik Piers Morgan dhe bëri deklarata rreth vetes dhe rivalit të tij të përjetshëm, Messit.
Ylli portugez shprehu hapur mendimin e tij për atë se kush është më i mirë.
“Thonë se Messi është më i mirë se ti, çfarë mendon?” Futbollisti 40-vjeçar deklaroi: “Nuk jam dakord me mendimin se Messi është më i mirë se unë. Nuk dua të jem modest në këtë aspekt”.
Kur iu përmendën komentet e Wayne Rooneyt mbi këtë debat, gazetari Morgan i tha: “Rooney deklaroi se nuk të urren, por mendon se Messi është më i mirë. Çfarë mendon ti?” Ronaldo u përgjigj shkurt: “Për mua nuk ka problem.”
                                
                            











																											









												
												
												
					
					
					
					


