Para pak orësh, në media u raportua për një aksident të rëndë trafiku në Serbi, në afërsi të qytetit të Krushevcit, ku thuhej se ishte përfshirë një autobus me udhëtarë nga Kosova.

Pas këtyre raportimeve, Klankosova  kontaktoi pronarin e kompanisë “Zhitia Tours”, Gazmend Zhitia, i cili hodhi poshtë pretendimet se ka ndodhur një aksident i rëndë. Ai shprehu indinjatën e tij lidhur me lajmet që flisnin për viktima.

“Nuk është e vërtetë. Ka qenë një aksident shumë i lehtë, një gërvishtje e vogël. Autobusi nuk kishte udhëtarë, në të ndodheshin vetëm dy shoferë”, deklaroi ai.

Related Posts