Komisioni për Punë Buxhet dhe Transfere ka refuzuar kërkesën e specializantëve të mjekësisë, për paga dhe mëditje. Me 2 abstenime dhe 6 vota pro, në mbledhjen e këtij Komisioni, është votuar rekomandimi i grupit punues për refuzimin e kërkesës së tyre.
Arsyetimin për këtë refuzim fillimisht e ka dhënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani.
“Arsyeja e cila refuzohet kërkesa për shkak se mundësitë buxhetore nuk ekzistojnë dhe nuk e përballojnë një numër kaq të madh të 600 specializantëve. Është e pamundur të hyjnë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve pasi tavanet buxhetore nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë për shkak të kufizimeve që kanë”, tha ai.
Komisioni për Punë Buxhet dhe Transfere, në mbledhjen e sotme, po e shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.