Një veturë është përfshirë nga zjarri sot afër Komunës së Vjetër në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:03, me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zjarrfikësit.

Incidentin për Sinjalin e ka konfirmuar Samed Shkodra, komandant i Zjarrfikësve për kryeqytetin, i cili shtoi se ata e kanë përfunduar fikjen e zjarrit në orën 13:40.

Shkodra tha se nuk ka persona të lënduar, ndërsa automjeti ka qenë i përfshirë në pjesën e përparme.

Related Posts