Skandal në sektorin privat shëndetësor në Ferizaj – Dy mjekë nën hetim për trajtim të papërgjegjshëm

Një rast shqetësues është denoncuar në Prokurorinë e Shtetit nga familjarët e një pacienti në Ferizaj, pas një ndërhyrjeje të pasuksesshme për synet (cirkumcizion) në një klinikë private.
Sipas burimeve, mjekët Dr. Altin Sallahu dhe Dr. Ferat Sallahu janë vënë nën hetim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për shkak të dyshimeve për:
⚖️ Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike – neni 256 i Kodit Penal të Kosovës
⚖️ Trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor – neni 254 i KPK-së
Thuhet se njëri nga mjekët ka kryer ndërhyrje pa përgatitjen profesionale adekuate, gjë që ka shkaktuar komplikime të rënda shëndetësore te pacienti, i cili është përballur me pasoja të rënda fizike.
🛑 Familjarët kërkojnë drejtësi dhe transparencë. Rasti është ende në fazën e hetimeve.
👉 Prokuroria ka konfirmuar nisjen zyrtare të procedurës hetimore ndaj të dyshuarve me inicialet A.S. dhe F.S.