Tre zyrtarë të lartë të KEK-ut kanë përfunduar me aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me një tender 1.6 milionësh për shitjen e qymyrit.

Prokuroria pretendon se procesi u mbajt “tinez” për të favorizuar kompaninë “Enertech”, duke i shkaktuar ndërmarrjes një dëm prej mbi 300 mijë eurosh.

Dosja që posedon Insajderi zbulon se si zyrtarët injoruan urdhrat për publikim në e-Prokurim, duke ia dërguar dokumentet direkt biznesmenit Ilmi Zhugolli.

Dëshmitë tronditëse tregojnë se si eprori Muhamet Selmani dyshohet se ndaloi procedurën zyrtare me fjalët: “Mos e ngrisni ftesën në e-prokurim… unë e sqaroj këtë punë me operatorin në kafene“.

Edhe pse biznesmeni Zhugolli ka dëshmuar për miqësinë e ngushtë me Selmanin, ai ka mohuar takimet në kafene.

Megjithatë, Auditori i Brendshëm gjeti gjashtë shkelje të rënda, ku një operator tjetër serioz u eliminua qëllimisht nga gara për t’i hapur rrugë kontratës milionëshe.

Related Posts