Publiku rumun mbeti i shokuar pasi mësoi se mjeku dhe infermierja, të punësuar në spitalin Covid, kishin pasur marrëdhënie seksuale në vetë institucionin gjatë pushimit të drekës.
Siç thuhet, infermierja dhe mjeku në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, i cili ndodhet në sistemin Covid, patën “shkëndijat” e para gjatë tetorit dhe gjithçka u zbulua kur dikush në mënyrë anonime informoi spitalin.
Sipas mediave nga Rumania, ata kishin “folenë e tyre të dashurisë” pranë repartit me të sëmurët më të rëndë.
Dimitri Vienescu, drejtori i spitalit, tha se ai kërkoi një hetim që do të zgjasë deri më 27 nëntor.
Punonjësit mjekësorë, emrat e të cilëve nuk janë dhënë, janë të punësuar në Spitalin e Qarkut në qytetin rumun Targu Jiu. Dyshohet se ata ishin ekspozuar nga ish i dashuri i infermieres.