Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme në emisionin #KALLXOPernime ka folur për informacionet inteligjente të cilat i merr Policia e Kosovës.
“Vitin e klauar Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë ka pas 3 mijë e 500 informata përgjatë tërë vitit, kemi 8 mijë e 200 policë të uniformuar, plus stafi civil. As 40% e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk e kanë dhënë më shumë se një informatë”, ka thënë Sveçla.
Sipas Sveçlës, më shumë se 60% e policëve nuk kanë dhënë asnjë informatë Policisë së Kosovës për dukuritë negative të cilat ata i shohin për çdo ditë.
“3500 informata janë inteligjente, të cilat i janë dhënë Policisë nga policët”, është shprehur Sveçla.
Sveçla, ka folur edhe për shkarkimin e Riza Shillovës nga pozita e Drejtorit të Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës.
“Shillova nuk është shkarkuar, por është transferu në një drejtori tjetër. Ky është vendim i Drejtorit të Policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.
Tutje, ministri ka thënë se nuk është në dijeni se në cilën drejroi është transferuar Riza Shillova.
“Nuk e di në cilën drejtori është transferu, por me rëndësi është që ndryshimet do të prekin secilin institucion”, është shprehur Sveçla.Ai ka bërë të ditur se në ditët në vazhdim mund të ndodhin ndryshime të tjera.“Kanë ndodhë një mori ndryshimesh në Policinë e Kosovës, unë besoj që do të ndodhin edhe shumë më shumë”, ka thënë Sveçla në #KallxoPernime.