Një lëng i shëndetshëm, i thjeshtë në përgatitje që do ta shijoni pa masë.
Përbërësit:
10 dredhëza (mund të jenë edhe të ngrira),
½ dardhe,
1 lugë kokërrza psilium,
100 ml lëng të shtrydhur portokalli.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni derisa të marrin dendësinë e njëjtë.
Kënaquni me këtë pije freskuese.
Vërejtje: Nëse pirja nuk pihet menjëherë, para konsumimit përzieni apo tundeni, sepse kokërrzat e psiliumit do të ngrihen lart dhe do të krijohet mbulesë xhelatinoze.
Vlerat nutritive:
Sasia energjetike: 210 kcal
Yndyrë: 0,8 g
Hidrate të karbonit: 40 g
Proteina: 3 g
Psiliumi (Plantago psyllium) është një nga burimet më të pasura të fibrave të bimëve të tretshme.
Në zorrët e njeriut vepron si fshesë duke hedhur jashtë të gjitha helmet.
Smothie me psilium, preferohet të merret para ushqimit.
Ju bëftë mirë.