Sonte nis xhiro e 9-të e Superligës së Kosovës në Basketboll.

Dy përballje tejet interesante na presin mes katër ekipeve që synojnë rezultate pozitive.

Përballja e parë luhet në Rahovec mes këtyre të fundit që e presin Bashkimin e Prizrenit nga ora 17:00.

Derisa dueli i dytë sjell derbin lokal prishtinas i cili luhet realisht në Mitrovicë, shkaku i palestrave të zëna në Prishtinë. Bora i bën ‘konak’ Prishtinës nga ora 19:30.

Nesër luhen edhe dy takimet tjera:

Vëllaznimi – Trepça

Golden Eagle Ylli – Peja.

Related Posts