28 Nëntori i 2020-ës shënon 23 vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, më 28 nëntor të vitit 1997, në Llaushë të Skenderajt në varrimin e mësuesit Halit Geci u shfaqën në skenë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së, përcjell Klan Kosova.
Kësaj paraqitjeje historike të UÇK-së i paraprijnë luftimet e para frontale komandantit legjendar, Adem Jashari ndaj forcave paramilitare serbe.