Sot në Gjykatën e Hagës, me fillim nga ora 09:00 do të bëhet publike vendimi në lidhje me Mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të Aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.
Tashmë kanë kaluar një muaj që kur mbrojtja e ish-lrerëve të UÇK-së, e dorëzuar këtë Mocion, ndërkaq Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte afat deri më 14 korrik, megjithëse kundërpërgjigjen e kishte çuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik.
Kjo do të jetë hera e parë ku do të mund të shihet se ku qëndron Trupi Gjykues në raport me Thaçin dhe të tjerët, dhe në raport me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Specializuar.
Dita e sotme konsiderohet edhe si “Dita D” në këtë proces gjyqësor.