18 shtatori, Dita e Respektit, është themeluar me qëllim që t’i shtyjë njerëzit që të përqendrohen më shumë në mënyrën se si ata mund të respektojnë të tjerët.
Kjo përfshin që t’u kushtoni më shumë vëmendje të dashurve tuaj, mirëpo në përgjithësi merret si një arsye shtesë që t’i trajtoni njerëzit me mënyra më të sjellshme. Nuk ka ndonjë rregull mbi të cilin kjo ditë shënohet, kjo gjë varet nga ju, rrethi dhe nevojat tuaja.
Mund të vizitoni ndonjë të afërm tuajin, apo ta nxirrni partnerin për darkë.
Natyrisht, respekti është diçka që duhet të na shoqërojë gjithë vitin, por kjo ditë duhet të ju frymëzojë që të mendoni më shumë se si silleni me njerëzit rreth jush.
Një përkufizim fjalori e quan “respekt” si ndjenjën e admirimit për dikë ose diçka, e shkaktuar nga aftësitë, cilësitë ose arritjet e tyre.
Rëndësia e respektit dhe respektit për veten është arsyeja pse shumica e filozofëve të lashtë dhe modernë – veçanërisht filozofët moralë dhe politikë – janë kaq të tërhequr nga këto koncepte.
Respekti dhe vetërespekti – si koncepte – janë shfaqur në diskutimet për drejtësinë dhe barazinë, diversitetin kulturor dhe tolerancën, ndëshkimin dhe dhunën politike.
Teoria e respektit është gjithashtu qendrore për shumë debate etike, me disa që besojnë se është vetë thelbi i moralit. Pjesa më e madhe e këtij fokusi buron nga filozofi gjerman Immanuel Kant, i pari filozofi perëndimor që vendosi respektin për personat si qendër të teorisë morale.
Ai këmbënguli se njerëzit janë qëllime në vetvete, me një dinjitet absolut që duhet respektuar gjithmonë. Ky është bërë një mendim thelbësor i humanizmit modern dhe liberalizmit politik. Edhe sot, shumica e diskutimeve moderne rreth respektit citojnë, varen ose sfidojnë teoritë e Kantit./kp/