Sot në Gjykatën Themelore në Pejë mbahet seanca e parë gjyqësore lidhur me rastin tronditës që kishte ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës në dhjetor 2022, ku një foshnje e sapolindur pa shenja jete u përfshi në lavatriçen e spitalit bashkë me çarçafët.
Familja pretendon se ngjarja ishte rezultat i neglizhencës së personelit të spitalit dhe ka kërkuar kompensim për dëmin material e jomaterial të shkaktuar nga kjo situatë. Mu për këtë sot mbahet seanca për kompensimin e dëmit që ka kërkuar familja.
Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2022, ku trupi i foshnjës së lindur pa shenja jete u gjet më pas në lavatriçen e përdorur për rrobat e spitalit, një fakt që shkaktoi zhgënjim dhe protestë të fortë nga familjarët. Hetimet e policisë dhe prokurorisë u drejtuan ndaj disa punonjësve të spitalit, ndërsa dhjetra punonjës ishin pezulluar nga detyra, ndërkohë që për këtë çështje janë ngritur padi penale dhe civile.























