Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe i ftohtë, ndërsa në fundjavë pritet të ketë ngritje të temperaturave, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Prishtina Weather, në fundjavë parashihet të ketë mot më stabil me më shumë diell në ditën e shtunë, kurse e diela do të jetë me vranësira kalimtare.
Orëve të mëngjesit mbetet më ftohtë, me mundësi për mjegull nëpër ultësira.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Kohë pas kohe edhe mund të ketë rritje të koncentrimit të grimcave të materies, që çojnë indeksin edhe në vlera mesatare.
23.09 – Pjesërisht vranët dhe ftohtë.
24.09 – Kryesisht me diell.
25.09 – Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.
26.09 – Më ngrohtë, me vranësira dhe diell.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C deri 7C, e maksimalet gradualisht shënojnë një rritje nga 14C e 15C, deri në 21C të dielën, e të hënën edhe në 24C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-11m/s, e nga fundjava ndryshon drejtimin në jug dhe jugperëndim.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë në ditët e ardhshme, më pas me tendencë të rënies