Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot (e premte, 22 gusht) në orën 11:00 për vazhdimin e seancës së pesëdhjetë e gjashtë, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit.

Kjo seancë vjen pas dështimit të zgjedhjes së kryeparlamentarit në seancën e kaluar, ku Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më së shumti deputetë, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun dhe më pas Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit – por asnjëra prej tyre nuk mori shumicën e votave të nevojshme për t’u zgjedhur

Ngërçi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka shtyrë procesin e konstituimit të plotë të institucioneve pas zgjedhjeve, duke thelluar krizën institucionale.

Sytë janë tani nga seanca e nesërme – nëse do të ketë marrëveshje politike apo dështim të radhës.

Related Posts