Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke punuar me intensitet më të shpejtë për të përmbyllur aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), me qëllim të shpalljes së rezultateve përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët për deputetë.
Zedhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot pritet të përmbyllet rinumërimi i 552 vendvotimeve.
Sipas tij, deri më tani janë rinumëruar 434 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre.
“Kanë mbetur edhe 118 vendvotime që të rinumërohen dhe besojmë se deri në mesnatë do të rinumërohen të gjitha”, ka thënë Elezi.
Ai po ashtu tha se gjatë orëve të pasdites do të njoftoj sërish për procesin i cili po zhvillohet në QNR.