Sot rreth orës 17:00 pritet të nisë protesta e opozitës, e cila do të zhvilohet në kryeqytet, por edhe në disa nga qytetet e tjera të vendit.
Ajo pritet të zgjatë për rreth 3 orë. Gazetarja shqiptare Sara Demushi dha më tepër detaje në një lidhje direkte për Euronews Albania nga mënyra se si do të zhvillohet kjo protestë.
Demushi tha se numri total i efektivëve që do të angazhohen për këtë tubim do të jetë rreth 300, do jenë të pransishme forcat e rendit, forcat shqiponja, forcat kombëtare të sigurisë dhe forcat renea nëse do jetë e nevojshme për të ndërhyrë.
Ajo tha se 6 akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara si “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.