- Urime z.Bulliqi
A jam gëzua për VV-në e Llap (qinve)?
Po, se shumë i dua.
E pse i thirra kështu pesë dekada?
Sepse kur knojsha n’odat e tyne me lahutë, gjujshin n’tavan me alltia, e binte pluhni n’çajat e rusit, e unë bërtitsha kadalni o llap t’q…nane se na vratë. E Avdush Hasani m’tha, mos thuej ashtu se asht marre, po thuju Llap (qin) qe e zavenndesonte fjalën time dhe mua me mbeti kjo dashni e çuditshme.
E pse u gëzove kur s’je as Llap as VV?
Sepse shumë m’ka pasë vra Agimi kur s’me la me dalë n’skenë me recitua Fishtën n’zgjedhjet e para t’Ibrahim Rugovës n’Podujevë!
A jam gëzua për fitorën e VV-së n’ Llap?
Po, se Bulliqi u mundua me ma kthye gurin n’Çakorr, por Ramushi i mashtroi sepse e kishte me hile!
Dhe pse mos t’gëzohem kur VV-ja po kthehet n’pushtet e Greneli po i zbret kalit kah bishti, si Qeveria Koti n’detyrë!
S’e kishte keq Albini por klika e Agimit që i thanë Serbisë s’ka reprocitet për ty se kështu po t’qerasë Isa e Greneli!
Sa t’doni vonohuni, por VV-ja me hesape do t’fitoi mbi 50 përqind!
Dhe mos u koritni si ky ministri i vetvetës që thoshte mbramë: Ata fituen, por janë mashtrues e nuk dinë me udhëheqë.
Jo ministër jo!
Ata dinë ma mirë se ti, por ç’asht e verteta, s’dinë me vjedhë e djemve t’vet me iu hap firma!
Urime z.Bulliqi!