Bashkim Spahiu, burri që humbi jetën të shtunën nga të shtënat me armë në Llapashticë të Podujevës, varroset sot.

Sipas njoftimit të familjarëve, i ndjeri do të varroset në ora 18:00 në varrezat e fshatit Gllamnik.

Vdekjen e viktimës e patën konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka pohuar se informatën për të shtëna me armë zjarri e morën rreth orës 19:30 të shtunën.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

E njëjta ka shtuar se hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

Related Posts