Ideal Halabaku, 26-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në autostradën “Arbën Xhaferi” gjatë ditës së diel.

Familja ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e qytezës Pozheran.

“Ju njoftojmë që varrimi i të ndjerit Ideal Halabakut djali i (Mufail Halabakut) i cili humbi jetën dje tragjikisht bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e qytezës në Pozheran”, thuhet në njoftim.

Për vdekjen tragjike të Idealit, ka reaguar kryetari i Vitisë, Sokol Halili.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin”.

“Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë. Në këto momente të rënda, jemi pranë familjes Halabaku me zemër dhe mendje, duke ndarë me ta dhimbjen e madhe”, ka shkruar tutje Halili.

Related Posts