Sot pritet të bëhet varrimi i të ndjerit Sadik Muslija, i cili humbi jetën në një aksident trafiku që ndodhi ditën e djeshëm rreth orës 06:10 në magjistralen Prishtinë–Pejë, saktësisht në fshatin Dollc të Klinës.
Në aksidentin tragjik ishin të përfshirë një autobus dhe një veturë, ku si pasojë e përplasjes fatale, 20-vjeçari Sadik Muslija mbeti i vdekur.
Sipas njoftimit mortor të publikuar nga familja, Sadiku ndërroi jetë më 21.08.2025, ndërsa varrimi i tij bëhet sot, më 22.08.2025 (e premte) në ora 17:00, në varrezat e fshatit Dujakë.
Falja e xhenazes do të bëhet në varreza.
Sadiku u përshkrua nga familjarët si djali, vëllai dhe nipi i dashur, ndërsa ndarja e tij e parakohshme ka shkaktuar dhimbje të thellë tek të afërmit, miqtë dhe komuniteti i gjerë.