Me pikëllim të thellë, familja Haziraj ka njoftuar për ndarjen nga jeta të më të dashurit të tyre, Valdon Haziraj, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në Gjermani.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 11 shkurt 2026, në ora 15:30, në varrezat e fshatit Tërdevc.
Familja Haziraj ka shprehur dhimbjen e saj për këtë humbje dhe ka falënderuar të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.






















