Edon Zhegrova ende nuk e ka fituar vendin e tij te Juventusi.
Sulmuesi kosovar nuk luajti asnjë minutë mbrëm në ndeshjen me Fiorentinën, duke pasur reagime të shumta në Kosovë e po ashtu edhe në Itali, shkruan IndeksOnline.
Gazetari italian, Dario Pellegrini ka raportuar se Zhegrova është qortuar para ndeshjes nga trajneri Luciano Spalletti.
Kjo pasi sulmuesi kosovar ishte i acauruar me thirrjet e tifozëve vendas, gjatë ngrohjes.
Sipas tij, Zhegrova iu drejtua atyre për tu përgjigjur me një gjest gjë që nuk i pëlqeu Spallettit dhe e qortoi për këtë.
























