Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales bëhet e ditur se gjyqi i dytë kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, nis më 24 shkurt 2026.

Sipas urdhrit të gjykatës, procesi do të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars, periudhë gjatë së cilës Prokuroria e Specializuar do të bëjë paraqitjen kryesore të provave.

Related Posts