Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar në Gjilan, pasi mbi ta kanë rënë skelet e një ndërtese që ishte duke u rregulluar.

Ushtruesi i Drejtorit në Spitalin e Gjilanit, Arsim Emini ka thënë se edhe nëna edhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gruaja është në emergjencë në Spitalin e Gjilanit, është lajmëruar me dhimbje të kokës dhe të trupit për shkak të shtypjeve pas së rënies së skeleve”.

“Është duke u ekzaminuar dhe do të bëhen edhe ekzaminimet shtesë radiologjike, deri tani është e vetëdijshme dhe e orientuar”, tha Emini.

Emini mes tjerash tha se fëmija nuk ka marrë lëndime.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles
Check latest article from this author !
4 manifestimet që duhet të bëni në ditëlindjen tuaj çdo vit
Ngjarjet e datës 5 shkurt

Ngjarjet e datës 5 shkurt

February 4, 2026
Horoskopi ditor – 05 Shkurt 2025
Tërmet në Korçë, sa ishte magnituda

Related Posts